MENU
klinika

Raporti i UEFA-s

20 skuadrat më të shtrenjta të futbollit

18.01.2019 - 17:37

Shifrat ndryshojnë nga vera në dimër, pasi edhe çmimet për transferimin e lojtarëve janë rritur në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit, teksa tani 50 milionë euro konsiderohet si shifër minimale për transferimin e një futbollisti të klasit botëror.

Edhe pse ende asnjë skuadër nuk e ka arritur vlerën prej 1 miliard eurosh, me kalimin e kohës klubet e Evropës po shkojnë gjithnjë e më afër kësaj shifre.

Skuadra e Manchester Cityt kushton 800 milionë euro dhe e mban rekordin për skuadrën më të shtrenjtë në histori të futbollit, të paktën për momentin.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga raporti i lëshuar sot nga UEFA, pas mbikëqyrjes së raporteve financiare të klubeve evropiane përgjatë vitit 2017. Në krahasim me vitin e kaluar, çmimet e skuadrave janë rritur për 13 për qind.

manchester City kevin de bryune
manchester City kevin de bryune

VLERAT AKTUALE TË SKUADRAVE MË TË SHTRENJTA

20.Benfica 228 milionë euro

19.Borussia Dortmund 233 milionë euro

18.Everton 244 milionë euro

17.Monaco 265 milionë euro

16.Atletico Madrid 278 milionë euro

15.Tottenham 280 milionë euro

14.Napoli 290 milionë euro

13.Milan 330 milionë euro

konica sportkonica sport mobile

12.Roma 344 milionë euro

11.Liverpool 390 milionë euro

10.Inter 394 milionë euro

9.Bayern Munchen 415 milionë euro

8.Barcelona 429 milionë euro

7.Arsenal 508 milionë euro

6.PSG 525 milionë euro

5.Juventus 529 milionë euro

4.Chelsea 531 milionë euro

3.Manchester United 751 milionë euro

2.Real Madrid 790 milionë euro

1.Manchester City 800 milionë euro

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja në një video

Shikoni 20 golat më të çuditshëm