MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Media, “shënjestra” e radhës e Putinit

07.01.2019 - 16:28

Problemi me një regjim gjysmë-autoritar si Vladimir Putin është se sjellja e njerëzve nuk është plotësisht nën kontrollin e udhëheqësit. Dhe, në Rusinë e sotme, kjo dallohet tek mediat, të cilat raportojnë shumë më shpesh, dhe me më shumë guxim mbi sfidat sociale, sesa të huajt mund të presin.

Në konferencën e tij për shtyp të transmetuar muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin ishte i bindur dhe mospërfillës, kur kritikoi Ukrainën për përleshjen në Detin e Zi ose kur foli kundër ankesave “të padrejta” të Perëndimit lidhur me sjelljen e Rusisë.

Putin e ndërtoi autoritetin e tij në kontakt të drejtpërdrejtë me shoqërinë ruse. Në fillim të presidencës së tij, ai premtoi rritje reale të të ardhurave dhe infrastrukturë më të mirë.

Në fakt, konferenca e fundit e shtypit, e 14-ta e këtij lloji, dukej si një tjetër shfaqje publike e përsëritur e Putinit: një transmetim i drejtpërdrejtë në të cilin ai u përgjigjet pyetjeve të shkruara nga rusët.

Por, me rënien e standardeve të jetesës dhe rritjen e armiqësisë globale, premtimet televizive të Putinit thjesht nuk i beson më askënd, dhe jo vetëm për shkak të rënies së besimit. Rusët gjithashtu kanë dyshimet e tyre në lidhje me udhëheqjen e Putinit vetë. Vetëm 56% e rusëve thonë se do të votonin për atë nëse do të mbaheshin zgjedhjet nesër.

Shtetet e Bashkuara, paralajmërojnë mediat e kontrolluara nga Kremlini, në mënyrë specifike, që të mos mund ta sulmojnë Rusinë.

Por Putini, mund të mos e ketë marrë seriozisht sfidën me të cilën përballet.

Problemi me një regjim gjysmë autoritar si Putini është se sjellja e njerëzve nuk është plotësisht nën kontrollin e udhëheqësit. Dhe, në Rusinë e sotme, kjo dallohet tek mediat, të cilat raportojnë shumë më shpesh, dhe me më shumë guxim mbi sfidat sociale, sesa të huajt mund të presin.

Pra, kur bëhet fjalë për çështje të tilla, niveli i fjalës së lirë është i ngjashëm me Gllasnostin e viteve 1980.

Ky nuk është komplot anti-Putin, përkundrazi, mediat ruse po bëjnë punën e tyre, deri në masën që një shtyp gjysmë i lirë mundet.

Në fund të fundit, mediat janë një biznes, kanë nevojë për konsumatorët që të mbijetojnë. Kështu që ata po krijojnë tituj të bujshëm, që tërheqin audiencën.

Në këtë kuptim, shtypi i Rusisë përkujton fuqinë potencialisht transformuese të Gllasnostit.

Bashkimi Sovjetik dështoi pjesërisht për shkak të shkëputjes nga nevojat themelore të njerëzve të thjeshtë dhe agjendës së superfuqisë së shtetit, gjë që e bëri popullatën më të varfër. Putini tani rrezikon të bëjë të njëjtin gabim.

Rusët tani nuk duan mbijetesë, por liri shprehjeje, mbrojtje nga ligji, respekt dhe një politikë të jashtme paqësore…

Nina L. Hrushova, është profesoreshë e Çështjeve Ndërkombëtare në Shkollën e Re dhe një anëtar i lartë në Institutin e Politikave Botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Norbert Röttgen/ The Guardian

BE duhet të bashkohet kundër Rusisë!

Analizë nga Project Syndicate

Ëndrrat mesjetare të Putinit…