MENU
klinika

Premier League, Java 22

United ndalet pas 8 ndeshjesh, mposhtet City

29.01.2019 - 22:54

E marta ka qenë ditë tersi për dy ekipet nga Manchesteri, pasi si United, ashtu edhe City, nuk kanë fituar, “Djajtë e Kuq” u ndalën në shtëpi, ndërsa “Qytetarët” në transfertë.

Pikërisht kur lavdet kishin arritur kulmin për trajnerin Solskjaer, United ka ngecur brenda 2-2 ndaj Burnley, duke u ndalur pas 8 takimeve me fitore. Ndërsa City, është përmbysur 2-1 nga Newcastle.

Barnes (51′) ka zhbllokuar takimin pas një gafe të Pereira-s dhe Ëood (81′) ka realizuar golin e dytë për miqtë nga Burnley.

Vendasit janë zgjuar në minuta e fundit dhe kanë arritur të marrin një pikë nga një ndeshje që dukej e mbyllur falë penalltisë së Pogba (87′) dhe golit të realizuar mes rrëmujës nga Lindelof (92′).

United mbetet në vendin e gjashtë pas kësaj humbje, dy pikë larg Chelsea-t të vendit të katërt, por blutë kanë një ndeshje më pak. Ndërkohë që ka fituar edhe Arsenal në shtëpi 2-1 ndaj Cardiff dhe është dy pikë para United.

Në ndeshjen tjetër, ishte City që kaloi i pari në avantazh pas vetëm 25 sekondave me të përhershmin Sergio Aguero, por në pjesën e dytë golat e Rondon dhe Ritchie kanë përmbysur gjithçka.

Argjentinasi Aguero ka shënuar 15 gola ndaj Newcastle, më shumë se ndaj çdo ekipi tjetër. Pas golit të menjëhershëm të miqve, të gjithë prisnin goleadën e radhës ndaj ekipit që kishte shënuar 29 gola në vitin 2019, por Neëcastle ka treguar se është një klub me histori dhe me një trajner të madh.

Një disfatë e rëndë për City-n e Pep Guardiola-s në luftën për titull dhe një fitore që i jep frymëmarrje Neëcastle në betejën për të mos rënë nga kategoria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN