MENU
klinika

NBA

9 fitore radhazi për Warriors, Lakers në krizë

25.01.2019 - 11:38

Nëntë fitore radhazi për Golden State Warriors, që mposhtën në transfertë Washington Wizards, me rezultatin 118-126, duke blinduar vendin e parë në Konferencën e Perëndimit.

Pavarësisht startit të mirë  të lojës, Wizards nuk arritën të ruanin ritmin e Warriors, që, si zakonisht, u udhëhoqën nga i zakonshmi Stephen Curry, që e mbylli takimin si realizuesi i mirë me plot 38 pikë.

Paraqitje mbresëlënëse e Trevor Arizas dhe Bradley Beal, respektivisht me 27 dhe 22 pikë, por që nuk mjaftuan për të ndalur kampionët në fuqi të NBA.

Oklahoma City Thunder bënë detyrën para publikut të tyre, duke iu imponuar 122-116 New Orleans Pelicans, sfidë në të cilën Russell Westbrook realizoi “triple-double”, 23 pikë, 17 “rebound” dhe plot 16 asistime, ndërsa Paul George shtoi edhe 23 pikë të tjera.

Sukses i lehtë për Portland Trail Blazers në parketin e Phoenix Suns 116 – 120. Për skuadrën nga Arizona kjo ishte humbja e 6-të radhazi dhe e 19-ta në shtëpi. Për Portlandin spikati Damian Lillard  me 24 pikë dhe McCollum që shtoi 20 pikë të tjera. Devin Booker me 27 në vetëm 30 minuta lojë nuk mund të bënte më shumë për Suns.

Los Angeles, që vazhdojnë të vuajnë mungesën e LeBron James, u mposhtën brenda në “Staples Center” 105-120 nga Minnesota Timberwolves. Për miqtë shkëlqyer Towns dhe Wiggins me 27 dhe 23 pikë.