Me rastin e 99-vjetorit të Kongresit kombëtar të Lushnjës, qyteti është veshur me flamuj kuq e zi mëngjesin e sotëm për të përkujtuar ngjarjen historike.
Pushteti lokal ka organizuar një sërë aktivitetesh, teksa të pranishëm do të jenë dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe.
Kongresi i Lushnjës, që njihet si një ngjarje e madhe e historisë së kombit tonë u mbajt prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.
Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.
Kongresi i Lushnjës do të hidhte themelet e shtetit modern shqiptar.