MENU
klinika

99-vjetori i Kongresit Kombëtar

Lushnja ‘vishet’ kuq e zi

21.01.2019 - 10:14

Me rastin e  99-vjetorit të Kongresit kombëtar të Lushnjës, qyteti është veshur me flamuj kuq e zi mëngjesin e sotëm për të përkujtuar ngjarjen historike.

Pushteti lokal ka organizuar një sërë aktivitetesh, teksa të pranishëm do të jenë dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe.

Kongresi i Lushnjës, që njihet si një ngjarje e madhe e historisë së kombit tonë u mbajt prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Kongresi i Lushnjës do të hidhte themelet e shtetit modern shqiptar.

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”

E mitura lind foshnjën dhe e braktis në maternitet