MENU
klinika

Përgjigja e Palokës

“A do hyjë PD në parlament më 21 janar?”

10.01.2019 - 15:59

Më 21 janar pritet të nisë sesioni i ri parlamentar por Partia Demokratike me shumë mundësi do të vijojë marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin.

Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, pas rrëzimit të ligjit të vettingut opozita nuk ka arsye për të marrë pjesë në parlament.

Paloka konfirmoi se Partia Demokratike po përgatitet për të marrë pjesë në zgjedhje, por vetëm pasi Edi Rama të mos jetë kryeministër.

edi paloka-konica.al
edi paloka-konica.al

Ai tha se selia blu po përgatitet për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në një ditë.

“Pozicioni ynë është i qartë. Nuk mund të kthehemi në një parlament me hajdutë dhe kriminelë. Largimi i Edi Ramës është problemi i parë”- tha Paloka.

Nënkryetari i selisë blu tha se do të vijojë mbështetja për të gjitha aksionet dhe protestat qytetare sic është bërë deri më tani.

Pesë çështjet e opozitës/ "Nuk firmos letra të njëanshme"

Gjiknuri: Tek ODIHR dërgohen mosmarrëveshjet për drafte konkrete

Media greke citon diplomatin: Do t’i bëjmë një ofertë që s’do ta refuzojë dot

A mundet Rama të bëjë një marrëveshje me Greqinë në prag të zgjedhjeve?

"Do shtrihemi me 12 milje në Jon, fillimisht në…"

Kreu i diplomacisë greke flet për mundësinë e dakordësisë me fqinjët

Fton në takim anëtarët e Këshillit Politik

Hajdari bën gati amendamentet për listat e hapura