MENU
klinika

Dialogu me Serbinë

A do ketë shkëmbim territoresh? Veseli flet pas takimit koordinues

14.01.2019 - 13:09

Ditën e sotme gjatë takimit koordinues të thirrur nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u diskutua për dialogun me Serbinë.

Menjëherë pas takimit me delegacionin shtetëror për dialogun, Veseli ka deklaruar se lufta e UÇK-së ka qenë e shenjtë dhe se nuk do të ketë shkëmbime territoresh.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e shenjtë ata bartin mbi barrën e tyre lirinë e Kosovës, krenarinë e Kosovës, kjo ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, deklaroi Veseli.

Gjithashtu Veseli deklaroi se do të ketë gjatë këtij procesi transparencë e llogaridhënie.

Sot filluam takimet e rregullta, kemi thënë se do të ketë transparencë e llogaridhënie, ky është takimi i parë që është zhvilluar pas takimit në Bruksel. Po e them në mënyrë shumë të qartë, ka vetëm një vendimmarrje ajo është Kosova e pavarur dhe sovrane, ajo është Kosova e pacenueshme territorialisht, ajo është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB”, përfundoi Veseli.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!