MENU
klinika

Premtimi nga BE

A ka datë për hapjen e urës në Mitrovicë?

07.01.2019 - 11:20

Ura kryesore e lumit Ibër, e cila qytetin e Mitrovicës e ndan në veri dhe në jug, ishte planifikuar të hapej për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve më 4 mars 2017.

Frederica Mogherini kishte ardhur në Mitrovicë për ta përuruar urën, por kryetari i komunës veriore, Goran Rakiq, kishte kundërshtuar.

Vuçiç del me një kërkesë për serbët e Kosovës konica.al
Vuçiç del me një kërkesë për serbët e Kosovës konica.al

Edhe pas dy vjetëve ura mbetet e mbyllur, ndërsa Bashkimi Evropian ende nuk ka ndonjë datë për hapjen e saj.

Ndonëse punët në revitalizimin e urës mbi lumin Ibër, si dhe të rrugës “Mbreti Peter” në veri qëmoti kanë përfunduar, projekti 3.1 milionësh i Bashkimit Evropian nuk ka shkuar deri në fund, pasi ura nuk është hapur për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve.

Teknikisht punimet për revitalizimin e urës kryesore dhe rrethinave të saj në Mitrovicë kanë përfunduar. BE-ja po punon si me Beogradin, ashtu edhe me Prishtinën. Të gjitha marrëveshjet e dialogut që kanë të bëjnë me urën do të zbatohen tërësisht sa më shpejt që është e mundur”, thuhet nga Zyrja e Bashkimit Evropian. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qytetarët fajsojnë ndërkombëtarët

BE-ja fajtore për gjendjen në Mitrovicë


Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”