MENU
klinika

Refuzimi i Metës për dekretim

A u shpreh ndonjëherë Gent Cakaj për ndryshimin e kufijve?

11.01.2019 - 12:24

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vendosi ditën e djeshme të mos dekretojë emërimin e Gent Cakajt si Ministër i punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Arsyetimi i tij lidhur me refuzimin e kësaj kandidature është se gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër, Cakaj ka dëshmuar qëndrime të papërshtatshme lidhur me çështjen e korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Për këtë presidenti iu referua dy fjalive të thëna nga Cakaj në emisionin e Baton Haxhiut në Klan Kosova ku ai bën një analizë mbi çështjen, të cilën po ta ndjekësh të plotë, zbulon se Cakaj nuk ka dhënë asnjë qëndrim pro ose kundër korrigjimit të kufijve, aq më pak të papërgjegjshëm siç thotë Presidenti.

Në analizën e tij siç shihet nga këto video, Cakaj bën edhe dallimin mes qëndrimit të tij personal dhe pozitës zyrtare të qeverisë për këtë cështje.

“Për të qënë i drejtë, po bëj diferencën mes pozitës zyrtare të Shqipërisë dhe opinionit tim personal për çështjen. Sa i takon qëndrimit zyrtar të Shqipërisë, Kryeministri Rama është skajshmërisht i rezervuar për t’u shprehur pro ose kundër për këtë çështje për shkak se ajo është ende subjekt i tensioneve të brendshme dhe është jashtëzakonisht problematike për një figurë që të pozicionohet karshi një operatori politik në Kosovë”, thotë Cakaj.

“Sjellja e duhur do ishte një vështrim kritik dhe analizim i kujdesshëm në procesin e dialogut. Parimi i parë është kultivimi i politikave të brendshme nga vetë Kosova dhe Shqipërisë i takon ta mbështesë pakushtëzueshëm atë. Unë personalisht jam jashtëzakonisht skeptik që marrëveshja finale mes Serbisë dhe Kosovës do të realizohet deri në Maj të 2019”, vijon Cakaj.

Gjithashtu në një tjetër studio televizive të Kosovës Cakaj shprehet se “shteti shqiptar nuk mund të ketë një qëndrim zyrtar për këtë çështje”.

“Heshtja e deritanishme e kryeministrit shqiptar për këtë çështje shpesh herë është keqinterpretuar në media si pjesëmarrje e tij në prapaskena, por realisht kjo është për fazën fillestare një qasje e përgjegjshme dhe e kujdesshme politike, për shkak se një kryeminsitri shqiptar nuk i takon të hyjë në çështjet e brendshme në Kosovë, kur ka një tension të brendshëm”.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!