MENU
klinika

Ekspozita e Rifat Kasapollit

Abstraksionizmi sjell mezazhe në Bibliotekën e Kosovës

22.01.2019 - 16:12

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është shfaqur një ekspozitë ndryshe nga të tjerat. Ajo vjen ndryshe në kompozicion, ndryshe në forma, ndryshe në vëllime, madje ndryshe në kolorite dhe në vendosje, në hapësira. Këtë Ekspozitë e ka hapur Rifat Kasapolli, një artsit i talentuar nga Peja që vjen me një temë interesante dhe si ndërveprim të zanatit me artin bashkëkohor.

Ndryshe ajo mund të quhet në ‘Popart’, një rrymë, sa e diskutueshme artistike, aq dhe e pëlqyer për kohën sot. ‘Poparti’ i kundërvihet në vitet 50 rrymave të forta të pikturës si rilindjes, klasikes, portretit.

Ajo ka për qëllim përfshirjen e e njeriut në pikturë jo domosdoshmërisht të lënë në një etiketë apo në një tematikë të caktuar të vetë piktorit, skluptorit apo artistit. Që me Pollcok dhe me piktorin gjeometrik të volumeve Kandisky abstraksioni ka marrë goxha hov në artin modern dhe kontemporan. Me të tillë përqajse vjen arstisti Rifat Kasapolli me kuratorin Ilir Muharremi në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Ajo u hap para një numri të madh të interesuarve për artin dhe para veçantisë së objekteve të afishaura që linin vend për shumë hamendësi, kënaqësi dhe forma, por gjithashtu nuk mungojnë dhe ngjyrat. Është përdorur arti i objekteve të tekstilit, në xhinse, kadife apo keper.

Në vetvete këto janë objekte të vjetra që vijnë të riregulluara dhe të riimagjinuara për art dhe kulturë. Abstraksioni i lë vend formimit të ndryshëm sipas një këndvështrimi të artistit që shtyn imagjinatën e çdo shikuesi që të mendojë një lloj brendësie mesazhi brenda vetes dhe të përfshihet në ndjesitë e këtij arti.

Ky është dhe themeli i astraksionizmit në vetvete edhe për shikuesin shqiptar të Kosovës. Ajo vetëm krijon rrugën për tek imagjinata, secili imagjinon mënyrat e tij të të pasurit art brenda vetvetes.

Edhe sipas organizatorëve ky është një cikël pa titull me qëllim që vizitori t’i vendosë vetë titull ekspozesë dhe pikturave të veçanta. Kuratori jep një pasqyrë më detajuese të ekspozitës ku ofron dhe idenë e një vëmendjeje më të thellë për volume dhe format, ngjyra si dhe për përmbajtjen. Në këtë art artisti më shumë është udhëzues ku sipas kuratorit:

“Ka edhe elementë erotikë, brenda formave abstrakte, vetëm se vizitori duhet të koncentrohet më shumë dhe punimet përveçse janë dydimensionale ato janë edhe tridemensionale, instalacion në pikturë. Vizitori mund edhe të luajë, t’i prekë, t’ua  ndrrojë format, të jenë sa më afër tyre.”

Ngjyrat sipas kuratorit duhet të shprehin natyralen, materialet e zhvleftësuara, e ricikluara për art, me koloritet e tyre që përcjellin mesazhin e duhur. Materiale të dala jashtë mode, të prera gjemotrikisht në mënyra të caktuara, të përgjysmuara, të simboleve erotike të vendosura në detaje, forma të aeroplanëve, shkronja mbishkrime , forma femërore me të lakuarat e saj, të brendshme femërore që ndjellin sa art dhe imagjinatë, sensualitet.

Në këtë pejizazhistikë të përhapur në ekspozitë, vizitori krijon fuqinë e tij të të perceptuarit, të një kujtimi, nostalgjie, të përjetimit individual, përjetimit të prekjes vizuale etj.

Artisti Rifat Kasapolli i frymëzuar nga copat e tekstilit i fut në kornizë dhe i bën ikonike. Me anë të simboleve të ndryshme të vetë shenjave moderne të të përdorurit të tekstilit ai frymëzon shikuesit për më tepër.

Të tilla janë 22 punime në ekspozitë, pas dy javëve këto 22 punime do të prezantohen edhe në Pejë pastaj në Prizren e më pas udhëtimi i tyre do të shkojë në Norvegji.

Në çdo cep të studios së ofruar në bibliotekë pikturat kanë hapësirën e tyre nga njëra-tjetra, shkëlqimi në hije dritë është po i duhuri për të perceptuar më thellë shikuesi, ka delikatesë ngjyrash sipas vizitorëve, shkëlqimin e duhur në vendin e duhur.

Ekspozon material të llojeve të ndryshme industriale. Autori i ka ikur pak ngjyrave dhe është marrë me materialin. Në këtë ekspozitë është paraqitur një pikture abstrakte pa forma, pa portrete njerëzish, ngjyra me e përdorur eshte e kuqia, e kaltra, e kafta dhe violetë.

Ekspozita e ndërlidh bukur zanatin dhe mjeshtërinë e të bërit art. Ka dhe forma reale, ku pjesa e tretë e kompozicionit sipas kuratorit ka dhe njëngjyrësh në plane.

Objektet te vjetra sipas tij, të cilat janë kombinuar me imagjinatë, kanë bërë art formën në lëvizje, ato janë asimetrike, ka humbur simetrinë po ka ruajtur barazpeshën e kompozicionit. Qëllimi tjetër nuk ka ndonjë emertim, në bashkëpunim me artistin, vizitori zhytet dhe e emerton vete këtë.

Pra ka një takim me mënyrën se si ne perceptojmë në imagjinatë forma dhe përmbajtje me veprën që të ofron rreth kësaj përmbajtje një temë që ti e njeh, e shfrytëzon në imagjinatë dhe i jep shije të ndryshe me personalizmin tënd.

Ky takim me këtë personalizëm vetjak vjen këndshëm dhe bukur në sytë edhe të artistëve të tjerë të ftuar që e vlerësojnë si emocion të veçantë dhe risi që vjen me kombinimin e tradicinales me modernen, me nuancat, me detajet e vendosura bukur, me mesazhet.

Ekspozita e arrin qëllimin e saj falë modestisë dhe dëshirës për t’u ngjizur nga artisti  te të ftuarit, për të ndarë dhe ai eksperincat e tij idetë me ta sa dhe paraqitja e veçantë e saj.

 Nga Eugent Kllapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt