MENU
klinika

Afro 500 duhen bllokuar

Adresat e basteve aksesohen me lehtësi

15.01.2019 - 10:27

Numri i adresave të basteve dhe lojërave të fatit online që duhen mbyllur ka arritur në afro 500. Por, megjithatë, shumica prej tyre vazhdojnë të funksionojnë.

Të premten e kaluar Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) ka dërguar në AKEP një listë të re me 133 adresa që duhen mbyllur. Kjo e çon në 476 numrin total të domaineve për të cilat duhet bllokuar aksesi nga territori shqiptar.

Por, deri tani, bllokimi mund të anashkalohet shumë lehtë, edhe pa pasur njohuri shumë të avancuara të përdorimit të internetit.

Bllokimi i domaineve është aktiv vetëm nëse kërkon të hysh direkt në to; por, nëse adresat i gjen përmes një motorri kërkimi dhe klikon mbi to, mund të hysh pa probleme.

Kjo tregon se bllokimi i lojërave të fatit dhe basteve sportive online është një mision shumë i vështirë, jo vetëm për shkak të numrit tejet të madh të adresave që duhen raportuar dhe bllokuar, por edhe për shkak të vështirësive teknike.

Sipas AKEP, mbështetur në ligjin “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe rregullores së AKEP “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator që ofron shërbime të komunikimeve elektronike duhet të respektojë rigorozisht detyrimin ligjor për të marrë masa  për kufizimin e transmetimeve përmbajtje të paligjshme.

Çdo sipërmarrës pas marrjes së njoftimit nga AKEP, është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme, si dhe të njoftojë AKEP-in për mbylljen e aksesit të tyre.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë zbuloi Banka Botërore?

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare

Qytetet me numrin më të madh të denoncimeve

Për çfarë ankohen më tepër punjonjësit shqiptarë?

Taksa ndaj agjentëve imobiliarë rriti artificialisht çmimet

Çfarë po ndodh me sektorin e ndërtimit?