MENU
klinika

Mbështetja për ministrinë

Ahmetaj nuk largohet nga ekonomia, tregon detyrën e re të tij

17.01.2019 - 19:00

Ditën e djeshme në Kuvend u votuan dekretet e presidentit meta lidhur me shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj. Dhe ditën e sotme, një ditë pas votimit, ministrat e rinj në detyrë u betuan në Presidencë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i kaloi punën zyrtarisht pasardhëses së tij në këtë institucion, Anila Denaj.

Ahmetaj nuk kurseu edhe mbështetjen për pasardhësen, ndërsa i uroi edhe suksese në detyrën e re, ndërsa më tej tregoi dhe detyrën e re që ai do të marrë.

“Përshëndetje e kemi komunikuar që do bënim një ceremoni të vogël për kalimin e detyrën nga unë dhe nga ministrja Denaj. Unë kam punuar edhe si ministër i Financës dhe Ekonomisë po për këtë maxhorancë.

Do iki të punoj si kryetar i Komisionit të Financave dhe Ekonomisë po për këtë maxhorancë, do të thotë që ashtu siç kemi punuar të njëjtën gjë do bëjmë, por unë do jem 10-fish më mbështetës se ç’ka parë kjo ministri më para. Kam vlerësim për secilin prej jush. Ka qenë kënaqësi dhe nder që kam punuar me secilin prej jush”, u shpreh Ahmetaj.

Ndërsa nga ana tjetër ministrja e re e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, tha:

anila-denaj-konica.al

“Jam shumë e nderuar që më jepet mundësia të drejtoj një dikaster kaq shumë të rëndësishëm, me shumë përgjegjësi gjithashtu. Në këtë sfidë të jashtëzakonshëm kam një dikaster të jashtëzakonshëm po ashtu. Kjo situatë e bën ketë barrë edhe më të lehtë për ta marrë përsipër. Sfidat e institucionit janë të njohura. Kushdo që e drejton këtë institucion mund të thotë më shumë jo sesa po. Dua të falënderoj zotin Ahmetaj për këtë ekip të ndërtuar, jo pa formalizëm, për mbështetjen që më keni dhënë në këtë kalim stafete.”