MENU
klinika

Miratimi i ligjit të reformës

Akademia e Shkencave ngre komisionin e zgjedhjeve

10.01.2019 - 15:46

Akademia e Shkencave ka zhvilluar sot mbledhjen e saj ku ka vendosur të ngrihet komisioni i zgjedhjeve të reja, pa hyre ne fuqi ligji i reformes.

Mbledhja është zhvilluar sot me dyer të mbyllura dhe ku janë përcaktuar tre akademikët të cilët do të drejtojë sekretariatin që do të organizojë procesin zgjedhor.

Ky sekretariat do të drejtohet nga Akademiku Jani Vangjeli, dhe përbëhet nga Akademiket Shaban Sinani dhe Neki Frashëri.

“Asambleja vlerësoi që, meqë projektligji për reformimin e institucionit është në fazën përfundimtare të aprovimit nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë, data e zgjedhjeve të përcaktohet nga komisioni në varësi të hyrjes ne fuqi te ligjit te ri”, thuhet në vendimin e Akademisë së Shkencave.

akademia e shkencave-konica.al

VENDOSI: 1.

Të ngrejë komisionin e zgjedhjeve të përbërë nga 3 anëtarë të saj për te administruar procesin e zgjedhjeve që përfshin: kalendarin me datat, kriteret dhe procedurat e konkurrimit, pranimin e kandidaturave, te formularëve dhe te dokumentacionit përkatës, paraqitjen e vizionit te kandidateve dhe votimin e fshehtë në asamblenë e ASH-së.

Ky komision do të administroje gjithë procesin, deri në votimin e Kryesisë së re.

Komisioni përbëhet nga: Akademik i asociuar Shaban Sinani

Akademik Neki Frasheri

Akademik, Jani Vangjeli
dhe ka për kryetar akademik Jani Vangjeli caktuar nga vetë komisioni.

Asambleja vlerësoi që, meqë projektligji për reformonin e institucionit është në fazën përfundimtare të aprovimit nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë, data e zgjedhjeve të përcaktohet nga komisioni në varësi të hyrjes ne fuqi te ligjit te ri.

Takimet dhe mbledhjet e Komisionit do të zhvillohen në ambientet e Akademisë së Shkencave. Detyrën e sekretarisë së Komisionit e kryen sekretarja e Kryesisë së Akademisë së Shkencave e cila do të dokumentoje të gjithë veprimtarinë e tij.
Komisioni i zgjedhjeve informon rregullisht Asamblenë e ASH-së për të gjitha çështjet që lidhen me mirë organizimin e këtyre zgjedhjeve

Akademia e Shkencave te mbështesë në të gjitha format, veprimtarinë dhe nevojat e funksionimit të komisionit të zgjedhjeve dhe të anëtarëve të tij.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen komisioni i zgjedhjeve, seksionet përgjegjëse
shkencore të Akademisë së Shkencave dhe nenstrukturat e tjera të saj, përmendur në krye të këtij vendimi.

Ngarkohet specialisti i shërbimit IT për publikimin e këtij vendimi në faqen zyrtare, dhe në rrjetet sociale të Akademisë së Shkencave.

8. Ngarkohet Këshilli Ekzekutiv për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.