MENU
klinika

"Trajtohuni si njerëz në Universitete"

Akademiku Fuga thirrje studentëve: Kërkoni të drejtën individuale

15.01.2019 - 20:48

Akademiku Artan Fuga shkruan se pavarësisht premtimeve, studentëve nuk u jepet asnjë e drejtë individuale për t’u trajtuar si njerëz në universitete.

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Skllavi student

Çdo gjë janë gati gjoja t’u japin studentëve, vetëm të drejta individuale në universitete nuk u japin!

As në universitetet private as publike!

Nuk ka asnjë çudi këtu!

Çdo gjë kërkojnë studentët, vetëm të drejta individuale për t’u trajtuar si njerëz në universitete nuk kërkojnë!

Çudi e madhe!

Mirë që kërkojnë t’i mbajnë studentët lidhur me zinxhira, këtë e kuptoj, por nuk kuptoj si është e mundur që studentët vetë nuk kërkojnë t’i këpusin zinxhirët!!!

Mister i madh!

Kam një shpjegim por nuk e them dot kaq lehtë!

Kam frikë se është një e vërtetë që ngjall trishtim!