MENU
klinika

Detajet

Aksident i shumëfishtë në Levan, 3 të vdekur e 7 të plagosur

06.01.2019 - 19:14

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob.

Raportohet se të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë mendohet të jenë plagosur, në një aksident të shumëfishtë, ku janë përfshirë dy makina dhe një motor.

Mësohet se fillimisht një mjet është përplasur me një motor, ndërsa më pas në aksident janë përfshirë edhe pasagjerët e një autobusi të ndaluar.

Mësohet se pasagjerët e autobusit kanë zbritur për të parë nëse ka vdekur njeri në aksidentin e sapondodhur, po për fatin e tyre të keq në atë moment një tjetër automjet ka marrë përpara të paktën 6 persona, të cilët ishin në këmbë.

Menjëherë pas incidentit të dytë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi pasagjerët e autobusit.