MENU
klinika

Emri

Aksidenti me 11 makina në Vlorë/ Ky është zyrtari që e shkaktoi

31.01.2019 - 10:46

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin masiv në Vlorë me 11 makina ka qenë kreu i Agjencisë së Mjedisit në Vlorë Kreshnik Lilaj.

Mësohet se ai ndodhet në spitalin Rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën ndërsa akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Sipas informacioneve nga policia, Lilaj ka qenë nën efektin e alkoolit në normën 0.7 nga 0.2 që duhet te jetë normalja.

Me mjetin e tij Lilaj doli nga rruga, përplasi 11 mjete të parkuara në rrugën Transballkanike, ndërsa makina fluturoi në ajër. Fatmirësisht Lilaj pësoi vetëm disa dëmtime dhe nuk pati persona të tjerë të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.