MENU
klinika

Një përdhunim tjetër

Vrau studenten greke/ Grekët ‘godasin’ sërish shqiptarin

18.01.2019 - 22:09

Detaje të reja janë publikuar ditën e sotme nga mediat greke lidhur me shqiptarin, i cili së bashku me shokun e tij grek vrau dhe e hodhi në det studenten greke, Eleni Topaloud në natën e 27 nëntorit në Rodos.

Studentja greke u vra nga dy të rinjtë pasi refuzoi shqiptarin dhe grekun, të cilët mësohet se i kishin kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale në shtëpinë e këtij të fundit.

Fillimisht të rinjtë goditën vajzën greke me një shufër hekuri pas kokës dhe më pas trupin e pajetë e hodhën në det në tentativë për të fshehur gjurmët e krimit.

artikulli grek-konica.al

Ndërkohë raporti mjekoligjor ka konstatuar se studentja greke ka vdekur si pasojë e mbytjes dhe jo e goditjeve pas koke siç u pretendua fillimisht nga mediat e shtetit fqinj.

Sipas medias greke “Ekathimerini”, gjatë një hetimi policor në ishull, mësohet se shqiptari në bashkëpunim me një rom përdhunoi edhe një vajzë tjetër 19-vjeçare. Ky akt i rëndë raportohet se ka ndodhur pak ditë pas vrasjes së studentes.

artikulli grek-konica.al

Sipas një raporti të mediave lokale, thuhet se vajza e cila ra pre e përdhunimit të romit dhe shqiptarit ka qenë me aftësi të kufizuara.

Pas arrestimit, 23-vjeçari rom ka pranuar autorësinë para policisë dhe hetuesve, ndërsa deklaroi se dhe shqiptari kishte gisht në këtë agresion seksual.