05.01.2019 - 22:07
Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk Tolgahan, pas pak muajsh do të bëhen prindër.
Modelja dhe aktorja shqiptare, e cila prej vitesh është zhvendosur në Turqi, ka zbuluar se ata kanë konfirmuar emrin e djalit që pritet të vijë në jetë për pak muaj. Ajo dhe Tolgahan do bëhen prindër të djalit i cili do të quhet Efehan.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka konfirmuar këtë detaj për të cilin u raportua në mediat turke. Emri, rrjedh nga gjuha arabe dhe ka kuptimin e personit që mbijeton.
Në një tjetër postim, Almeda është pyetur nëse do i mësojë shqip të birit. Ish-Miss Shqipëria ka deklaruar se do i flasë vetëm shqip.