MENU
klinika

Deklarata

Ambasadori rumun-Shqipërisë: Ju mbështesim drejt BE, vijoni reformat

30.01.2019 - 13:50

“Rumania do të vijojë të mbetet një vend mik i shqiptarëve dhe do të mbështesë aspiratat e tyre për integrim në BE“, kështu është shprehur nga Fier, ambasadori rumun Mircea Perpelea.

Gjatë fjalës së tij, Perpelea ka dhënë mesazhe inkurajuese për Shqipërinë si edhe bëri thirrje që të vazhdohet me reformat.

Është e vërtetë që Rumania këto gjashtë muaj ka presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian dhe duhet të menaxhojë edhe situatën në Ballkanin Perëndimor. Në rastin e Shqipërisë Rumania do vazhdojë të mbajë të njëjtin pozicion si mike e Shqipërisë. Sigurisht që jemi mbështetës të zhvillimeve pozitive që ka pasur deri tani Shqipëria por edhe e dëshirës së madhe të Shqipërisë që natyrshëm të jetë pjesë e BE.

Sigurisht që Shqipëria mund të mbështetet tek ndihma e Rumanisë, por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojë para me reformat që i ka lënë BE, këtu bëhet fjalë për drejtësinë, kulturën, anti-korrupsionin”,- tha ai.

I pyetur në lidhje me situatën politike në Shqipëri, Perpelea është shprehur se do të qëndrojë neutral, pasi siç tha demokracia flet vetë.

“Ne si ambasadë ruajmë pozicionin tonë neutral. Është demokracia ajo që thotë fjalën e saj dhe sigurisht si në vende të tjera rezultatet duken”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zyrtarisht në krye të Bashkimit Europian

A mund t’i përballojë Rumania “stuhitë” në BE?


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore