MENU
klinika

The Guardian

Anija e Brexit, tani në ujëra të turbullta…

20.01.2019 - 12:49

Ka kaluar një javë që nga rrëzimi i BE-së, por nuk ka asnjë shenjë se dikush është i përgatitur për kompromis, aq më pak Theresa May dhe Jeremy Corbyn.

Britania është përballuar me stuhi të errëta, në të cilat parlamenti e hodhi poshtë marrëveshjen e Brexit dhe më pas May i mbijetoi votëbesimin.

Anija fantazmë e Brexit po lundron ende në ujëra të turbullta. Si do të përfundojë e gjitha kjo?

Askush nuk e di. Në orën 11 pasdite më 29 mars, duhet të ndodhë një nga tre gjërat. Britania do të largohet nga BE pa një marrëveshje largimi ose një periudhe tranzicioni. Kjo nënkupton ndërprerjen brenda natës të marrëveshjeve ligjore dhe tregtare me kontinentin tonë dhe pjesën tjetër të botës. Ose politikanët e Britanisë do të duhet të rrëfejnë se nuk mund të gjejnë një zgjidhje dhe të kërkojnë të shtyjnë ose të anulojnë procesin e tërheqjes. Ose parlamenti, më në fund mund të japë miratimin e tij.

Sigurimi i një marrëveshje për largimin e Britanisë nga BE në mënyrë të rregullt ka qenë sfida përcaktuese e mandatit të Theresa May dhe ajo dështoi të martën në mbrëmje.

U deshën vetëm disa minuta që deputetët të hidhnin poshtë marrëveshjen që ajo kishte negociuar për gati dy vjet. Mposhtja me një diferencë prej 230 votash është humbja më e madhe që i është shkaktuar një qeverie në historinë parlamentare.

Disfata e kryeministres na tregon atë që parlamenti nuk dëshiron. Nëse nuk ka shumicë për marrëveshjen e saj; nuk ka shumicë për asnjë nga alternativat.

Për të ndërmjetësuar një kompromis që do të merrte përkrahjen nga partitë e tjera, do të duhej nivel i lartë kreativiteti.

Deputetët e mbetur, që mund të kishin përqafuar këtë lloj kompromisi një vit më parë, nuk do ta bëjnë më këtë, sepse tani mendojnë se ata kanë një shans të ndryshojnë plotësisht Brexit.

May mund të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje ndërpartiake, plani i saj B mund të kthehet në planin A. Duket se është e pabesueshme që marrëveshja që parlamenti ka shpallur “të vdekur”. Kjo do të kërkonte 117 deputetë që ndryshojnë mendjet e tyre.

Nëse nuk ka shumicë për asnjërën alternativë, atëherë e ardhmja bëhet e zymtë.  Duket se vetëm një referendum i dytë mund t’i japë fund këtij oqeani lotësh.

Anija fantazmë e Brexit po lundron ende në ujëra të turbullta…/konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…

Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…