MENU
klinika

Deklarata

Anulimi i PPP për Thumanë-Kashar, Spiropali: Opozita gaboi!

22.01.2019 - 12:29

Pas marrjes së detyrës së re, ministrja Elisa Spiropali gjatë daljes së saj para mediave foli edhe për anulimin e koncesionit për aksin Thumanë-Kashar.

Ajo komentoi deklaratat e opozitës, e cila e quajti mashtrim faktin se financimet për këtë rrugë do të kalonin për studentët, pasi sipas opozitës nuk kishte buxhet për këtë rrugë.

Spiropali i quajti mashtrime këto deklarata.

“Dua të flas dhe për reagimin e opozitës ndaj deklaratës së ministres Balluku për rrugën Thumanë-Kashar. U thanë gjatë ditës së djeshme por dhe sot shumë të pavërteta dhe madje u ekspozua dhe një tabelë ku u dëshmua se në buxhetin e 2019 nuk ka fonde për këtë aks. Keqardhje për këtë akt të ulët të politikës.

Por sa mirë na jepet mundësia për të shpjeguar këtë mekanizëm që ka një deformim të qëllimshëm për të pavërteta që hidhen për konsum në opinionin pulbik.

Procedura Thumanë-Kashar ishte në fazën finale dhe do niste puna e subjektit privat.

Është për të qeshur dhe për qarë. Të gjitha këto rrugë do jenë realitete që do iu shërbejnë qytetarëve. Nga dje procedura Thumanë-Kashar është anuluar dhe hapësira fiskale e qeverisë do i kalojë kampusit.

Ne themi atë që bëjmë dhe padiskutim bëjmë atë që themi.

Kjo qeveri është edhe fryt i protestës së studentëve dhe padyshim do bëjë për studentët më shuëm se sa është bërë në gjithë këto vite së bashku”, deklaroi ministrja Spiropali.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD