MENU
klinika

Vlorë

Aplikimi për kartën e identitetit deri në konfrontim fizik

16.01.2019 - 21:24

Pas njoftimit dhe thirrjes së Ministrisë së Brendshme kundrejt qytetarëve të cilëve ju ka skaduar karta e identitetit, këta të fundit kanë vërshuar drejt aplikimeve sa më parë.

Situata mësohet të ketë kaluar deri në konfrontim fizik për shkak të pranisë së madhe të qytetarëve dhe rradhëve të gjata.

pensionistet-ne-radhe-765×450-konica.al

Policia është e pranishme vazhdimisht ku në jo pak raste detyrohet që të ndërhyjë forcërisht për të normalizuar situatën. Qytetarë të ndryshëm shprehen se pavarësisht zënies së radhës shpejt nuk arrijnë dot të aplikojnë as deri pasdite.

Sipas tyre kompania duhet të marrë masa për të shtuar kompjuterët e aplikimit si dhe të vendos një sistem radhe. Ndërkohë që e njëjta situatë paraqitet edhe në kryeqytet.