MENU
klinika

Për herë të parë në histori

Apple: Shitjet e iPhone do të bien

04.01.2019 - 11:27

Për herë të parë në historinë e saj, Apple ka ulur projeksionet për shitjet gjatë tremujorit në vazhdim. Drejtori i Apple, Tim Cook fajësoi për këtë shitjet e dobëta të iPhone në Kinë, ekonomia e së cilës është ngadalësuar ndjeshëm nga pasiguria që ka krijuar lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ka bërë jo vetëm që aksionet e Apple të bien ndjeshëm në bursë, me 7.7%, por edhe që të ketë një shitje masive të aksioneve në tregjet globale.

Vlera e Apple në treg ka zbritur nga 1 trilionë dollarë vetëm pak muaj më parë në 700 miliardë aktualisht. Rënia e shitjeve në tremujorin e sapo mbyllur tregon se ngadalësimi në Kinë ka qënë më i madh se pritshmëritë.

“Ne parashikuam vështirësitë në disa tregje në zhvillim por në nuk parashikuam dot magnitudën e ngadalësimit ekonomik të Kinës”-deklaroi Tim Cook, në një letër për investitorët.

Lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës e ka vendosur Apple në pozita mjaft të vështira në këtë të fundit. Kina është një treg kyç për shitjet e `mollës` por edhe baza e prodhimit të iPhone dhe produkteve të tjera të saj.

Arrestimi në Kanada i kreut të rivalit Huawei vetëm disa ditë më parë, ka nxitur një tjetër luftë mes vendeve. Të dhënat e para tregojnë se, konsumatorët kinezë, në shenjë proteste po largohen nga iPhone. Nga qeveria kineze ndërkohë ende nuk janë shënjestruar produktet kineze.

Pas Ford, Hyuandai dhe Nissan, tashmë edhe Apple shkurton ndjeshëm projeksionet në tregun kinez, duke dhënë shenja të qarta alarmi për ekonominë e dytë më të madhe të botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Humbasin fitimet e 2018

“Bien” Google dhe Apple