MENU
klinika

Art Multidisiplinar

Arbnor Karaliti, sjell ekspozitën e tij në Destil Hostel në Tiranë

20.01.2019 - 12:20

Artisti i talentuar i arteve pamore Arbnor Karaliti ka hapur një ekspozitë interesante këtë të shtunë në Tiranë. Kjo ekspozitë vjen si pjesë e artistit kosovar në një art bashkëkokohor  ku në vetvete përmban disa mediume të saj si pikturën, vizatimin, fotografinë, instalacionin dhe videon.

 

Me 19 janar në ora 20:00 në Galerinë alternative të Destil Hostel në Tiranë ekspozita e tij vjen e kuruar nga Sovran Nrecaj me përmbledhjen e titulluar  ‘”Emotions and thoughts, a feeling just by making eye contact.” – Emocione dhe mendime, ndjenjë që vjen vetëm me anë të shikimit.

Çfarë mesazhesh mund të ofrojë kjo ekspozitë për publikun dhe pse duhet ta ndjekin me interes atë?

Në interes të parë të saj janë marrëdhëniet njerëzore. Kjo shikohet në mënyrën se si mund të kuptojmë njeriun që e takojmë për herë të parë, a mund të dimë si ta lexojmë, si ta përshkruajmë, si të përfshihemi në thellësi të tij, kjo për qëllimet tona?

Si mund të futemi në thellësi të njeriut, në emocionet e tij, aty ku gatuhen gjithë nevojat dhe përvojat e karakterit njerëzor. A mudn të bëhet kjo nëpërmjet artit bashkohor?

Një lloj psikoperformance të kuptimit të tjetrit në kuptimin e ndjenjave të tij, nëpërmjet shikimit dhe leximit, në fund të fundit nëpërmjet perceptimit të shqisave tona dhe shqisave që na jep tjetri.

Në fund të fundit si mund të futemi në marrëdhënie me tjetrin, të huajin, të dalë nga egoizmi apo uni jonë i të parit të gjërave ashtu si duam ne të njohim, por ashtu si na paraqiten gjërat që na rrethojnë në realitetin tonë dhe më thellë një kuptimi sipërfaqësor. Si mund të parakalojmë perceptimet tona më thellë nëpëmjet një subkoshience bashkëkohore për të kuptuar më shumë për veten tonë dhe të tjerët.

kolana e librave

Një lloj shkrirjeje midis vetvetes për ta kuptuar atë, tjetrin, më thellësisht. Artistin e shqetësojnë disa pyetje ekzistenciale po aq sa dhe thelbësore që vijnë nëpërmjet perceptimeve dhe ndjesive të thella:

‘’Kur i takon njerëzit për herë të parë, a e din si t’i lexosh? A i din ndjenjat e tyre dhe emocionet? A mund ta dish çka ndjen një person vetëm duke u shikuar mes vete?’’

Këto janë pyetjet që e shqetësojnë autorin dhe e shtyjnë të bëjë art për ta sjellë në Shqipëri këtë përvojë të tij.

Në përgjithësi ky është qëllimi i kësaj ekspozite të veçantë që fillon me ide që me fillimet e shekullit të 20 me Pop Art me abstraksionizmin me një lloj ekspresionizmi real të përvojave dhe ndjesive tona.

Këto pyetje kanë qenë ashtu si ne duam të futemi në procesin e ngjyrave, figurave gjeometrike të tipit Pollock apo Kandisky. Edhe ata donin që njerëzit që vizitonin artin e tyre të kuptonin vetveten duke u zhytyr thellë nëpërmjet ndjesive dhe për të marrë mesazhe.

Arbnor Karaliti ka lindur në vitin 1996 në Gjilan. Ekspozitën e parë personale e hapi në vitin 2014-të. Ai është një i ri i talentuar ku në mars të vitit 2018 ai ka performuar me ‘’4 minuta ëalk’’ e kuruar nga HAP (Contemporary art community.)

Në Galerinë alternative të Destil Hostel në Tiranë nga e shtuna e 19 janarit ai erdhi dhe në Tiranë për të ndarë përvojë e tij profesionale me të tjerët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti i nxënësve të shkollës "Raqi Qirinxhi"

Art dhe dituri në 3D


Silentium est aureum - Heshtja është flori?!

Luftrat ikën! E tani po na shkatërron një kanal nëpër Ulpianë

Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt