MENU
klinika

Detajet

Arrestohet 64-vjeçari në Peqin, plagosi me thikë djalin

25.01.2019 - 08:56

Një 64-vjeçar në Peqin është arrestuar nga policia për plagosjen e djalit të tij.

I arrestuari është shtetasi me iniciale Y.S, banues në fshatin Vashaj.

Sipas policisë, 64-vjeçari për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”.