MENU
klinika

Reagon Haradinaj

Arrestohet një kosovar në Serbi

10.01.2019 - 11:42

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj arrestimit të qytetarit me kombësi serbe Nebojsa Jakovljeviç nga autoritetet serbe në Merdarë.

Haradinaj një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se ndalimi i Nebojsa Jakovljeviç nga autoritetet e Serbisë në Merdarë, është veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dënon ashpër këtë formë të presionit dhe kërcënimit nga ana e Serbisë për qytetarët e komunitetit serb të Kosovës.

Postimi i plotë i Haradinajt

Ndalimi i Nebojsa Jakovljevic nga autoritetet e Serbisë në Mërdarë, është veprimi i radhës i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Jakovljevic është këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pjesë e partisë SLS dhe vëllai i nënkryetarit të Komunës së Obiliqit, familjen e të cilit e kam vizituar gjatë muajit dhjetor.

Qeveria e Kosovës dënon ashpër këtë formë të presionit dhe kërcënimit nga ana e Serbisë për qytetarët e komunitetit serb të Kosovës.

Ky veprim, nuk është i vetmi dhe as i izoluar, por është pjesë e një fushate të orkestruar të pushtetit serb, për ta kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë e vendit tonë.
Kosova është e përkushtuar për dialog, që mundëson arritjen e një Marrëveshjeje përfundimtare me shtetin fqinj dhe secili akt që pengon këtë frymë është i papranueshëm.

Apeloj tek zyrtarët e BE-së si dhe tek Bashkësia Ndërkombëtare, që të reflektojë për t’i bërë presion Beogradit të ndalojë menjëherë veprimet e tilla të njëpasnjëshme kundër qytetarëve të Kosovës, të cilat tregojnë qartë rrugën që ka zgjedhur Serbia kundër lëvizjes së lirë, frymës europiane të bashkëpunimit si dhe vlerave të përbashkëta. /Konica.al/

“Marrëveshja pa firmë, përgjegjësi e Vuçiç”

Nuk përmbahet eurodeputeti, plas deklaratën ‘bombë’

Në paraburgim që në Nëntor të 2020

Më 3 Prill nis gjyqi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Ra dakord për zbatimin e propozimit evropian

Walker kritikon Kurtin: Gabim i madh të pranohet Asosacioni

“Një skandal për të cilin flitet shumë pak”

DW: Në mediat serbe sundon atmosfera anti-perëndimore

Kosova dhe Serbia bien dakord për propozimin

Blinken: Hap kyç drejt anëtarësimit në BE

"Arriti të dy qëllimet që i kishte vënë vetes"

Opozita në Serbi: Vuçiç doli i kënaqur nga takimi në Ohër