MENU
klinika

Mesazhet në telajo

Arti impresionues i Refki Gollopenit ekspozohet në Prishtinë

28.01.2019 - 14:55

Në galerinë ”Hani i dy Robertëve’’ në Prishtinë, Refki Gollopeni ka hapur ekspozitën e tij. Kjo ekspozitë me shumë punime mbreslënëse të tij do të qëndrojë hapur për 2 javë.

Kjo ekspozitë është e përbërë prej Tri cikle pikturash mbush muret e gallerisë “Hani i 2 Robertëve” në një interesim të madh të artdashësve. Ciklit i parë është “Mbijetesa”, ku piktori i njohur sjell ngjyra të shumllojshme në imazhe demash në pozicione të ndryshme.

Cikli i dytë është ai i “Simfonisë së Dashurisë” me formacione muzikatësh që luajnë simfoninë e lumturisë në ngjyra ”t’dhezta” është po aq mbreslënës sa i pari.

“Përtej ëndrrës” është cikli që formon të tretën, në një format të vogël shpërthenin më shumë se sa mund të shohësh emocione.

Punimeve i takon një frymë imagjnative i cili ka një fond të begatë të pikturave të tij në Kosovë. Ai është artist i kompletuar dhe sipas specialistëve duhet të ketë më shumë ekspozita të tilla të këtij autori.

 

Kuratori i kësaj ekspozite është Fehmi Hoxha ndër të tjera u shpreh se këto piktura kanë qenë disi të ruajtura për të ekspozuar një cikël të tjera pikturash në Vjenë, vendi i dytë ku ato do të jenë të ekspozuara pas 2 javësh në Prishtinë.

Superlativat dhe epitetet nuk kishin të mbaruara për artistin e mirënjohur nga suareka Refki Gollopeni. Veprat e paraqitura në ekspozitë kanë karakter shitës me vlera monetare të përcaktura

Ai ka lindur më 1965. Jeton dhe punon në Kosovë. Sipas kritikëve dhe specialistëve të artit është një nga artistët më të mirë në Kosovë. Punon në pikturë, dizajn grafik, fotografi. Gjithashtu është lector në Qendrën për Edukimin Kreativ ‘’Shtëpia Fellbach’’.

Refkiu gjithashtu punon si këshilltar kulture në Therandë dhe është drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit “TAFF” (Theranda Animation Film Festival), drejtor artistik i Kolonisë së Arteve Ndërkombëtare Festari.

Në punimet e tij dallohen ngjyra të ndezuara që lënë impresine të forta, nuk mungojnë elementët e natyrës si dhe elementëve abstraktivë të telajove të tij. Është shumë i dashuruar pas natyrës dhe shoqërisë njerëzore, jetës dhe kjo duket fare mirë në veprat që ai përcjell.

Me anë të dashurisë ai bën art dhe për të ky është burimi kryesor i të bërit art. Kjo i jep atij energji krijuese në çdo kohë. Me anë të dashurisë së tij për jetën dhe për gjithcka ka për qëllim të përcjellë të mirën. Ai ndihet mirë dhe i plotësuar si artist, ndihet i gjetur me lirinë shpirtërore që ka brenda vetes.

Në telajot e tij ndihet një lloj ndikimi ekspresionist dhe impresionist i artistëve të mëdhen europianë. Kjo shikohet në shumë elementë si nga forma e jashtme edhe nga përmbjatja në thellësi të veprave të tij.

 

Në formë duket detaje të pasqyrimit të disa ngjyrave ku bie në pamje të parë ngjyra e kuqe dhe e verdhë. Ngjyra ndriçuese që lënë shenjë të fortë te ata që i shohin. Në përmbjatje ai krijon nëpërmjet detajeve emocione të forta sa dhe mesazhe të thella në shikimin e parë.

Duket një ndikim i rrymës impresioniste të Monet, sidomos te tablotë e tij që shprehin natyrën në tablot e veta sa dhe lënë shije t’i kundrosh për një kohë të gjatë të gjithë pikturat. Në pikturat e tij dallohet dhe një gjeometrizëm abstraktiv e ndërthurur bukur nga koloritet e ndezura.  Pikturat e tij lënë shije për t’u ndjekur!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush ishte Pol Sezan?

Pol Sezan, tragjiku i vetmuar