MENU
klinika

Putin në Serbi

Serbia njeh Kosovën? Artisti serb plas ‘bombën’

19.01.2019 - 09:30

Artisti serb Çedomir Petroviç, pas vizitës së Putin në Beograd ka lëshuar një deklaratë të fortë lidhur me raportet Serbi-Rusi.

Përmes një artikulli, Petroviç ka kërkuar që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë.

“Po na vjen shoku Putin”, kështu titullohet artikulli i Petroviç, ku ky i fundit ka shkruar se Serbisë nuk i ka ardhur asnjë e mirë nga Rusia dhe kjo sipas tij është arsyeja pse kërkon që shteti i tij ti vendosë sanksione Rusisë.

Media serbe ‘Danas’ shkruan se gjithashtu Petroviç shprehet se Serbia duhet të harmonizojë politkën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Europian dhe të vazhdojë përpjekjet për anëtarsim në BE dhe Aleancën veri-atlantike.

“Pa na brejtur ndërgjegjja e pa kurrfarë ndjenje se i kemi borxh dikujt, e më së paku Rusisë, të bëjmë edhe një përpjekje të madhe për njohje të Kosovës, t’i vendosim sanksione Rusisë dhe të harmonizojmë politikën tonë të jashtme me atë të BE-së. Të përpiqemi për anëtarësim në BE dhe Aleancën veri-atlantike”, ka thënë Petroviq.

Vendosja e taksës nga Prishtina, dhe vendimi i Beogradit për mos njohje të Kosovës sipas tij është sikurse ajo pyetja e vjetër “pula apo veza’.

“Kësaj rradhe të mos mbetemi pa vezë dhe pa pulë”, ka përfunduar ai.