MENU
klinika

Dreka me Avdylajt

“Avdylajt”/ Dako: S’ka fakte për implikimin e tyre në shit-blerjen e votave

31.01.2019 - 22:04

Pas publikimit të përgjimeve të reja të BIRN, ku Vangjush Dako rezulton se ka qenë në një drekë me Avdylajt, për herë të parë kryebashkiaku i Durrësit ka folur për këtë çështje.

Ai u shpreh se ka qenë në një drekë me 12-13 persona, por nuk mbanë mend që në këtë drekë të ketë qene Altin Avdylaj, por edhe nëse ka qenë, ai ka thënë se në këtë drekë ka qenë i ftuar nga persona të tjerë dhe jo prej Avdylajve.

“Në atë drekë kanë qenë 12 apo 13 veta… Kam qenë i ftuar, për fat të keq kanë qenë dhe këta, por unë kam qenë i ftuar nga të tjerë. Nuk mbaj mend se ka ndodhur në 2017. Nuk kam qenë unë i përgjuar por ata. Altini avdylaj nuk ka qenë në drekë me sa mbaj mend unë. Nuk më shqetëson fakti që jam në darkë me këta persona, sepse në këto dreka dhe darka i kemi pjesë të punës tonë, me persona dhe njerëz të ndryshëm, për aktivitet nga më të ndryshme, lloj lloj bamirësish që bëjmë”, u shpreh ai.

Më tej Dako shton se nuk ka fakte që implikojnë Altin Avdylajn në shitë-blerjen e votave për Partinë Socialiste.

Dako tha se nga përgjimet tregohet se s’ka fakte që Atin Avdylaj është i përfshirë në këtë proces, po të kishte prova tha ai atëherë organet e drejtësisë duhet ta kapnin pjestarin e bandës së Shijakut.

“Nuk del asnjë fakt që Altin Avdylaj ka dhënë para në zgjedhje . Kapeni me fakte Altinin me qenë se paska qenë në përgjim. Ta kishit kapur dhe ta fusnit brenda me që ishte në flagrancë.

Ata s’kanë asnjë rol në fushatë. Ne ja dimë për faleminderit çdo kujt që mbështet Partinë Socialiste. Njerëzit që kanë mbështetje dhe që kanë vota në i konsiderojmë si të rëndësishëm”, tha Dako.

Kreu i Bashkisë së Durrësit është shprehur se kur takohet me persona nuk interesohet nëse kanë ose jo probleme me ligjin.

“Unë kur ha dreka, s’dua t’ia di nëse janë me precedentë”, tha Dako.

Kryebashkiaku i Durrësit, duke iu refereuar përgjimeve të prokurorisë të publikuara së fundmi, pranoi se ka qenë në një restorant duke drejtuar me Avdylajt.

Dako është shprehur se drekat me grupe të ndryshme vjen si pjesë e punës së tij si kryetar bashkie.

Dako ka mohuar se ka favorizuar në tendera Avdylajt.