MENU
klinika

Video e kampionit të boksit

Avionë, makina e pará, jeta luksoze e Floyd

09.01.2019 - 15:54

Është një nga më ekstravantët që e tregojnë me mburrje pasurinë e vendosur nëpërmjet sportit. Floyd Mayweather ka publikuar disa pamje nga një ditë e zakonshme nga jeta e tij.

Me këtë dhuratë për tifozët e tij, ai e ka shfaqur jetën luksoze që bën, pas përfitimeve të mëdha që fiton nga ndeshjet e boksit.

Boksieri 41-vjeçari është ende pamposhtur. Së fundmi, u rikthye për të zhvilluar një duel në Japoni, ku i fitoi 9 milionë euro, teksa i tregoi ditën e martë për të gjithë ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram.

Ai e filloi gjithçka në vilën e tij luksoze në Las Vegas, ku edhe e prezantoi idenë e tij për ditën e martë, duke thënë: “Sot, unë do t’iu marrë me vete në botën time. Ju do të më ndiqni sot. Ejani pas meje”.

Mayweather, i cili kishte të veshur një bluzë që kushton 600 euro, nga kompania Versace, shëtiti për pak kohë në shtëpinë e tij luksoze para se të dilte jashtë. Pastaj, ai e zgjodhi veturën e tij, Rolls Royce Cullinan, e cila kushton 270 mijë euro.

Me këtë veturë, ai shkon deri në aeroportin e Las Vegasit, ku ishte duke e pritur aeroplani i tij privat. Mayweather e filmoi edhe brendësinë e këtij aeroplani për ndjekësit e tij, para se të nisej për në Los Angeles.

Sapo arriti në destinacionin e tij, amerikani e shfrytëzoi një tjetër makinë luksoze për të shkuar në stadiumin Staples Center, ku e ndoqi ndeshjen e Los Angeles Clippers kundër Charlotte Hornets.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN