MENU
klinika

Postimi në Facebook

Balla: 2019, viti i institucioneve të Drejtësisë së Re

01.01.2019 - 14:29

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar të gjithë shqiptarët për vitin e ri 2019.

Me anë të një shkrimi në rrjtin social “Facebook”, Balla thekson se viti 2018 ishte viti i krijimit të institucioneve të Drejtësisë së Re, ndërsa vitit 2019 është viti historik i fillimit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Ballës sfidat kryesore mbeten punësimi, mirëqenia dhe rritja e investime në infrastrukturë në çdo cep të Shqipërisë.

Duke folur për protestën e studentëve, Balla tha se studentët na dhanë një mesazh të gjithëve.

Ishte një mesazh që i dha shpresë Shqipërisë. Ne duhet ta kuptojmë më së miri. Siç me të drejtë kryeministri e vlerësoi, ishte një shuplakë për qeverinë, pavarsisht se ishte një grusht për opozitën. Opozita të shikojë pozicionin e vet, ndërkohë që me kemi marë gjithë angazhimin për të adresuar të gjitha kërkesat e tyre dhe për të ndryshuar komplet procesin e bashkëqeverisjes që nisëm në qershor të vitit 2018”, deklaroi Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN