Partia Socialiste ka mbledhur në Athinë Asamblenë e degëve të saj në gjithë Greqinë. Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla u shpreh se kanë filluar tashmë organizimet për zgjedhjet lokale.
Kreu i grupit të PS tregoi ambicien e partisë së majtë për të fituar në të 61 bashkitë. Ai gjithashtu akuzoi opozitën se ka bllokuar Reformën Zgjedhore, ku garantohet vota e shqiptarëve që janë jashtë Shqipërisë.
“Kemi filluar tashmë organizimin elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit. Jemi e vetmja parti në Shqipëri që garon për të fituar në 61 bashkitë. Asambleja ka përgatitur një strukturë organizimi te re. Për fat të keq opozita ka bllokuar Reformën Zgjedhore, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Do bëjmë gjithçka që zgjedhjet 2021 të votoni edhe ju këtu dhe kudo në botë,” tha Balla në Asamble.