Përmes një deklarate për mediat, drejtori i SHELL në Shqipëri, Rohan D’Souza ka reaguar pas rezistencës së banorëve të Zagorisë dhe qëndrimit kundër kërkimeve për naftë të kryeministrit Edi Rama.
D’Souza u shpreh se pas studimit të kryer nga kompania në bllokun 4, Shell nuk do të kryejë kërkime në këtë zonë.
Gjithashtu ai shprehet se kjo zonë është e kategorizuar si e mbrojtur nga legjislacioni shqiptar dhe për pasojë nuk do të këtë asnjë aktivitet shpimi dhe kërkimi për naftë.
“Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar”, tha ai.