MENU
klinika

Çiftet çerekfinale

Barça nuk përjashtohet, shorti i Kupës

18.01.2019 - 18:38

Barcelona nuk është përjashtuar nga Kupa e Mbretit, ashtu siç u lajmërua dje se rrezikon shumë, pasi kishte shkelur rregulloren e aktivizimit të një lojtari të ri.

Gjykatësi sportiv i Federatës Spanjolle të Futbollit ka vendosur të mos marrë asnjë masë pas ankesës të bërë nga Levante kundër Barcelona-s për aktivizimin e një lojtari të skualifikuar, Chumi, në ndeshjen e 1/8-ve të Kupës së Mbretit.

Gjykatësi Sportiv  ka arritur në këtë përfundim, sepse ankesa e Levante-s është bërë me vonesë.

Për këtë arsye, katalanasit do të vazhdojnë të luajnë në Kupën e Mbretit, ku shorti i çerekfinaleve e ka vënë përballë me Sevilla-n, një nga skuadrat më në formë të këtij sezoni në Spanjë.

ÇIFTET ÇEREKFINALEVE TË KUPËS SË MBRETIT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN