MENU
klinika

Merkato

Barcelona lajmëron zyrtarisht blerjen 75 mln

23.01.2019 - 19:15

Pas Kevin Princ Boateng, Barcelona ka finalizuar edhe blerjen e mesfushorit të Ajax, Frenkie De Jong. Klubi blaugrana ka publikuar marrëveshjen në rrjetet sociale pasditen e së mërkurës. 

De Jong kishte muaj që përflitej për një transferim te Manchester City dhe Paris Saint-Germain, por ai ka zgjedhur Barcelonën.

“FC Barcelona dhe Ajax kanë arritur marrëveshjen për blerjen e mesfushorit Frenkie de Jong, i cili do t’i bashkohet klubit katalanas më 1 korrik të 2019,” – shkruan Barcelona në faqen zyrtare.

“Kosto e operacionit është 75 milionë euro, plus 11 milionë në bonuse të ndryshme. Lojtari do të firmosë një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2024” – përfundon lajmërimi i klubit katalanas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN