Menu

Merkato

Barcelona prezanton blerjen më të fundit

21.01.2019 - 22:41

Pak kush e kishte pritur këtë lëvizje, teksa një lojtar i Sassuolos të kalonte te Barcelona. Kevin-Prince Boateng është zyrtarisht një lojtar blaugrana.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Këtë e ka konfirmuar klubi me një video të postuar në Tëitter. Mesfushori, i cili mund të luajë edhe si sulmues, do të transferohet nga Sassuolo në “Camp Nou” në formë huazimi,

Klubi spanjoll ka të drejtën e blerjes, që thuhet të jetë rreth 8 milionë euro.  Boateng e njeh mirë kampionatin spanjoll, pasi ka luajtur te Las Palmas, ku ka shënuar 10 gola në 28 paraqitje.

Barça ishte në merkato për të përforcuar repartin ofensiv pas largimit të Munir drejt Sevilla-s.  Duke parë edhe dëmtimet e shumta të Dembele dhe moshën e madhe të Luis Suarez, klubi katalanas ka zgjedhur Boateng.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN