MENU
klinika

Seanca parlamentare

Basha bën paralajmërimin e fortë: Tik-tak, tani mos kini frikë!

31.01.2019 - 11:52

Gjatë fjalës së tij në kuvend, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi përgjimet e zbardhura dje nga “Zëri Amerikës”.

“Tik-tak, tik-tak, ora po afron”, me këto fjalë kryeopozitari Basha ka paralajmëruar se orët e qeverisë po mbarojnë.

Gjithashtu Basha akuzoi mazhorancën se kanë zhytur vendin në krizë dhe theksoi se mediat ndërkombëtare i kanë demaskuar.

“Makiazh dhe fasadë këtu nuk ka për të pas, ju kanë demaskuar media ndërkombëtare, keni zhytur vendin në krizë, veproni me kod mafioz, hani e pini me kryeminielët nga ky i pari, më shumë rrinte me Ymer Lalën sesa me ish-ministrin e Financave.

Mos ki frikë tani, flisni për kod etike, keni marrë vendin peng, ça po kërkojmë ne, të vijë të përballet, e di gjithë bota si e morët pushtetin në 2017, e morët me pazaret me krimin dhe kur e lodh fatin me kriminelët nuk ka pse të bëhet vonë për shqiptarët, kur e lidh fatin me Ylmer Lalën, Shullazin e Dritan Dajtin nuk të bëhet vonë për asnjë.

Tik-tak, tik-tak, ora po afron, do ta mësoni të gjithë”, tha Basha.