MENU
klinika

"Cakaj"

Basha: Cakaj u certifikua brenda 24 orësh me urdhër të Ramës

10.01.2019 - 21:57

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mosdekretimin e Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm.

Basha tha se certifikimi i sigurisë i Gent Cakajt nga DSIK brenda 24 orëve është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Nuk mendoj se mosdekrertimi vjen se ai është shqiptar i Kosovës. Ky është një vendim për të cilin duhet të pyetet presidenti. Por certifikimi nga DSIK brenda 24 orëve është i pabesueshëm sepse moria e informacionit që përpunohet është e një natyre që nuk mund të përpunohet brenda 24 orësh. Kjo është bërë me urdhër politik nga personi që e ka emëruar. Është e pamundur të bëhet certifikimi brenda 24 orësh. Sigurisht është edhe përgjegjësi e DSIK”- tha Basha.

Kreu i PD u shpreh se Cakaj nuk është i përshtatshëm për postin e ministrit të jashtëm.

“Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatmë për atë post. Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri”- u shpreh Basha.

Kujtojme se presidenti Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë emrin e Gent Cakajt, propozim i kryeministrit Edi Rama, në postin e Ministrit të Jashtëm.

Në arsyetimin e tij, Meta thekson se Cakaj ka aplikuar për certifikatë sigurie pranë Ministrisë vetëm më datë 03.01.2019, edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillon nga marrja e detyrës si Zëvendës Ministër i MEPJ, post që e mbante para propozimit si minister në vend të Ditmir Bushatit.