MENU
klinika

Deklarata

Basha paralajmëron: “16 shkurti rikthen qeverisjen që mendon për vendin”

29.01.2019 - 11:14

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sot ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës. Kryedemokrati ka vijuar takimet me tregtarët e qytetit verior, ku është njohur nga afër me problematikat dhe sfida që kalojnë ata.

Ai u ndal tek protesta e 16 shkurtit, ndërsa theksoi se kjo datë do t’i rikthejë pushtetin vendit dhe jo partive që kanë interesa thjesht personale.

Nga Shkodra, Lulzim Basha ftoi të gjithë qytetarët që të bëhen bashkë për të luftuar keqqeverisjen e vendit, e cila sipas tij, po varfëron çdo ditë e më tepër shqiptarët.

Bashkëbisedim me tregtarët:

Lumturia, tregtare: As sefte skam bërë

Basha: Sa kohë ke që punon këtu?

Lumturia, tregtare: Tre vjet jam për sevap. Bashkëshortin e kam në kemp, fëmijët pa punë. Duan të ikin. Kemi ditë punojmë shumë pak. Ishin në gjermani u kthyen dhe e kemi peshqesh prej Edi Ramës.

Basha: Këta mendojnë vetëm për veten e tyre. Popullin e kanë harruar vetëm i marrin taksat.

Lumturia, tregtare: Me pension vetëm hamë bukë. Ku të paguaj dritat? Ujin? Si të jetoj me 127 mijë lek? I kam lexuar të gjitha në gazetë. Unë s’ja jap votën PS sa të kem jetën.

Basha: e kemi në dorën tonë ta ndryshojmë. Shkodra, ti Lumturi dhe Shqipëria keni shpresë. Mjafton të bëhemi të gjithë bashkë dhe të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Kjo është ftesa për 16 shkurtin. Më 16 shkurt të bëjmë një betejë që të rikthejmë një qeverisje që mendon për vendin dhe jo për veten e vetë.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”