MENU
klinika

Protesta e PD-së

Basha thërret banorët e ‘Astirit’: Bashkohemi me 16-shkurt!

31.01.2019 - 18:02

Kreu i PD-së Lulzim Basha i pranishëm në ditën e 89 të protestës së banorëve të Astirit, tha se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kanë vendin në burgun 313.

Nga protesta, Basha iu rikthye akuzave ndaj kryebashkiakut Veliaj për dhënien me koncesion të parkimeve në Tiranë dhe grabitjen e tokës publike tek Policia Bashkiake për interesa privatë.

Basha kërkoi nga qytetarët t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit për të rrëzuar Ramën dhe për t’i dhënë fund aferave korruptive të Veliajt.

basha-konica.al

“Asnjë përgjegjës se shteti ka rënë, Edi rama dhe qeveria ka braktisur qytetarët. I dhunojnë i tallin i përbuzin, në këtë situatë opozita ka shteruar pozicionin e saj.

Ndërkohë që jemi këtu Bashkia e Tiranës po bën dy akte korruptive, një të shembjes së drejtësisë së policisë, një tjetër dhënia me koncension e parkimit. E gjitha kjo bëhet për të zhvatur qytetarët, ndaj ju kërkoj të na bashkoheni për të mbrojtur xhepat tuaj.

Shumë shpejt do të japin llogari, këtij, mali, abuzimi, këtij mali të vjedhjes së poshtërimit. T’i japim një grusht në zemër pushtetit të ramës dhe ta shtrijmë për dhe. T’ia kthejmë qeverinë shqiptarëve me 16 shkurt.

Politikanët e korruptuar do të ikin me turp dhe me mllef nga protesta e 16 shkurtit. As Edi Rama dhe as Erion Veliaj nuk kanë për të shkuar diku tjetër për post burgut 313. Nuk do të lejojmë të arratisen nga Shqipëria, por do të japin llogari këtu. Prokuroria meriton grushtin më të fuqishëm ashtu si Edi Rama dhe Erion Veliaj”, u shpreh ai.

Më tej ai ju ka bërë thirrje banorëve të bashkohen në protestën e 16-shkurtit.

“Ju bëj thirrje të ngriheni dhe të protestoni për xhepat tuaj, për të ardhurat tuaja, për të ardhmen tuaj dhe fëmijët tuaj. Bashkohuni masivisht me 16 shkurt. Këtij mali të abuzimit, të korrupsionit, këtij mali të vjedhjes , nëpërkëmbjes, poshtërimit dhe arrogancës, ti japim një grusht mu në zemër pushtetit korruptiv të Edi Ramës dhe ta shtrijmë përdhe.

Ju keni të drejtën, ju keni forcën dhe kurajon, jepini dorën dhe besën njëri-tjetrit t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve, me 16 shkurt të gjithë së bashku dhe të ndalim qeverinë më të korruptuar dhe inkriminuar në 29 vite pluralizëm.

Të ndalim këtë bandë hajdutësh. Nuk ka forcë tjetër që mund ta ndalë përveç qytetarëve të bashkuar. Nuk ka shembull më inkurajues sesa ky i Unazës së Re. Nga ky shesh i qëndresës sot në këtë ditë të 89 i bëj thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës të jemi bashkë si një familje e madhe dhe të marrim fatin tonë, fatin e familjeve tona, fatin e qytetit tonë në duart tona me 16 shkurt”, përfundon Basha

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!