MENU
klinika

Moti i keq

Bashkia Pukë në alarm, ka një thirrje të fortë për qytetarët

20.01.2019 - 11:12

Bora dhe ngricat në vend kanë shkaktuar jo pak problematika. Në Pukë temperaturat e ulëta kanë bërë që liqeni të ngrihet.

Nisur nga kjo, Bashkia Pukë ka dalë me një njoftim zyrtar ku lëshon një apel për qytetarët.

Institucioni kërkon që qytetarët të mos hipin mbi sipërfaqen e ngrirë, pasi rritja e temperaturave rrezikon thyerjen e sipërfaqes të akullt dhe mund të sjell pasojë të rënda.

“Bashkia Pukë i apelon të gjithë qytetarve dhe në veçanti prindërve, të këshillojnë fëmijët e tyre që të mos hipin në sipërfaqen e ngrirë të Liqenit, pasi kjo është mjaft e rrezikshme.

Rritja e temperaturave rrezikon thyerjen e sipërfaqes të akullt, çfar mund të sjell pasojë të rënda”, thuhet në njoftim.

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese