MENU
klinika

Njoftimi i policisë

Bënin ‘kërdinë’ në Kavajë, në pranga 4 persona

26.01.2019 - 10:46

Ndalohen katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash në qytetin e Kavajës dhe fshatrave përreth.

Policia e Kavajës informoi se janë zbardhur 13 vjedhje banesash dhe në kuadër të operacionit “Perimetri”,  janë ndaluar katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhjet

Të ndaluarit janë  G. I., 25 vjeç, S. K., 27 vjeç, Q. P., 43 vjeç.  V. L., 19 vjeç

Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të 13 vjedhje banesash të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin