MENU
klinika

Deklarata

Bërnabiç-Kosovës: Sjellja juaj s’do kalojë pa pasoja

30.01.2019 - 10:04

Teksa ka komentuar politikat dhe lëvizjet e fundit nga autoritetet kosovare, kryeministrja serbe Ana Bërnabiç tha se Prishtina po udhëheq një politikë konfrontimi dhe insistimi në pengesa dhe konflikte.

Bërnabiç theksoi se kjo sjellje e Kosovës, do të bjerë në kokë të shqiptarëve dhe se nuk do të kalojë pa pasoja.

Ajo bëri me dije se ky ishte rasti kur ajo do të donte të vepronte në mënyrë të menjëhershme dhe pse kjo sipas saj nuk është politikë e Qeverisë së Serbisë.

“Kjo nuk është politikë e së ardhmes, nuk është politikë e shekullit 21 dhe kjo politikë do të ndikojë te shqiptarët në Kosovë. Do të vazhdojmë të jemi konstruktiv, të kthehemi në bashkëpunim dhe të heqim pengesat”, mësohet të ketë thënë shefja e ekzekutivit në Serbi.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi