MENU
klinika

Një nënë e zakonshme

Beyonce “çmend” fansat në supermarket

09.01.2019 - 20:08

Shumë persona do të ishin të gatshëm të paguanin shumë ta mëdha parash për të ndjekur nga afër një koncert të yllit të pop-it, Beyonce.

Por klientët e një supermarketi kanë mbetur të befasuar kur përballë tyre është shfaqur këngëtarja e famshme, e cila këtë herë kishte vendosur t’i bënte vetë pazaret. Ajo është fotografuar mes panolinave dhe veshjeve për fëmijë, si një nënë e zakonshme.

Gjithsesi, diva nuk e ka humbur sharmin e saj: syze të errëta, flokë të lëshuara dhe një asistent personal për të shtyrë karrocën. Fotot kanë bërë xhiro në rrjetet sociale, duke ‘çmendur’ fansat.