MENU
klinika

Detajet

Bilanci i tërmetit në Vlorë/ Disa shtëpi dhe një shkollë e dëmtuar

06.01.2019 - 11:02

Tërmeti i para dy ditëve në Qarkun e Vlorës, e që u ndie edhe në Gjirokastër, ka shkaktuar disa probleme.

Më të dëmtuara rezultojnë disa banesa në fshatin Kuç të Himarës, por situata më e rënduar është në shkollën 9-vjeçare të këtij fshati, e cila nuk do të jetë e gatshme për mësim të hënën e 7 shtatorit.

Nga të dhënat e Emergjencave Civile në këtë qark, mësohet se janë dëmtuar disa banesa, 5 prej të cilave në gjendje emergjente. Banorët thonë se nga frika janë detyruar të strehohen te të afërmit e tyre.

Dëmtime nga tërmeti në këtë fshat u panë nga afër edhe nga prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili premtoi ndihmë të shpejtë për familjet e dëmtuara. Sipas tij, pushteti vendor duhet të evidentojë të gjitha dëmet e shkaktuara.

Por, në zonën e prekur më së shumti nga tërmeti me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, që bëri të ditur se do të bëhet një vlerësim sa më i shpejtë i dëmeve.

Flakët po afrohen drejt pyllit me pisha

Zjarr masiv në varrezat e Peshtanit

"Ishin 3 arka të mbushura me monedha ari"

Biznesmeni italian: Më ndihmoi prifti shqiptar

Informacionet paraprake mbi ngjarjen e rëndë

Humb jetën në spital pas operacionit 23-vjeçarja në Vlorë

“I vdekur” në Pukë, kaloi verën në Vlorë

Davide Pecorelli gënjeu/ Kush ishte bashkëpunëtori?

33% e qytetarëve kanë marrë 2 doza

51 bashki të prekura me COVID!

"I premtova Spiros se do të kthehesha për kafe"

Leli kap lopatën dhe pastron plehun