MENU
klinika

Historia tronditëse

Binjaket ribashkohen pas 54 vitesh!

24.01.2019 - 19:23

Që prej vitet të largët 1964, atëherë kur ishin vetëm 5 muajshe, binjaket Michele Mordkoff dhe Allison Kanter u ndanë për t’u adoptuar nga dy familje të ndryshme dhe vetëm pas 54 vitesh u ribashkuan.

Historia është publikuar nga CNN, e treguar më pas nga Michele Mordkoff, e cila u bë nismëtare për të gjetur motrën e saj binjake pasi pa një dokumentar mbi “Louise Wise Services”, agjencinë e cila i kishte adoptuar në dy familje të ndryshme, të cilat nuk kishin asnjë informacion se fëmijët që kishin adoptuar ishin binjakë.

Ishte mesi i tetorit 1964 ku u ndanë për të mos e parë më njëra-tjetrën për më shumë se 50 vite. Sot, ndarja e vëllezërve dhe motrave biologjike po shmanget në mënyrë universale, por në atë kohë disa studiues besonin se ishte në interesin më të mirë të binjakëve të ndaheshin gjatë procesit të adoptimit. Kjo ndodhte me mendimin se ata nuk do konkurronin me njëri-tjetrin për vëmendjen e familjes së re dhe do ecnin më shumë përpara.

Pasi pa historinë e dokumentarit, Mordkoff mendoi të kërkojë të vërtetën mbi historinë e jetës së saj dhe aplikoi në Ancestry.com

Vetëm disa javë më vonë ajo zbuloi se kishte një anëtar familje, një motër binjake. Pas 54 vitesh, plotësisht të pavetëdijshme për ekzistencën e njëra-tjetrës, Mordkoff dhe Kanter u ribashkuan ballë për ballë në Nju Jork.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?