MENU
klinika

Bilanci i muajit nëntor

Biznesi, vërshojnë ankesat për Tatimet dhe Doganat

08.01.2019 - 13:17

Bizneset kanë adresuar 33 kërkesa dhe ankesa gjatë muajit nëntor kundrejt institucioneve të ndryshme publike në vend. Minstrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka publikuar raportin periodik mujor, ku vihet re se sipërmarrja ka një sërë shqetësimesh që i pengon në punën e tyre.

Kundrejt Ministrisë së Financave, më konkretisht ndaj drejtorive të Doganave dhe Tatimeve, ankesat kryesore të bizneseve janë: vonesa në zhdoganim malli;  kërkesë për rikontroll tatimor; kërkesë aplikimin e çmimit të referencës në dogana dhe jo të çmimit të transaksionit; ankesë për gjobitje të padrejtë nga ana e Hetimit Tatimor, ankesë për veprime e procedura arbitrare nga ana e Drejttorisë Rajonale Tatimore; raportim në lidhje me kalimin e padrejtë në statusin e biznesit të madh; mungesë informacioni mbi gjobitjen për punonjës të padeklaruar; problematika në lidhje me rimbursimin e TVSH; vendosje gjobe për mosprerje të kuponit dhe anullim akt vlerësimi.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Ndërsa ka sipërmarrje që kanë dërguar sugjerime në lidhje rishikimin e disa pikave në Paketën Fiskale. Po ashtu një sërë ankesash janë adresuar edhe për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për mosrespektimin e afateve ligjore për dhënie licence, ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike dhe mbifaturime.

Për Ministrinë e Bujqësisë janë paraqitur kërkesa për sqarim si dhe ankesa për gjoba të padrejta nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vazhdojnë të shesin dhe blejnë

Mashtrimi me bizneset pasive