Bojkotit të studentëve të vendosur në kërkesat e tyre u janë bashkuar edhe studentët e Universitetit ‘Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Në të gjitha sallat e fakulteteve të Tiranës mungonjnë studentët, pasi ata ndodhen të ngujuar duke bojkotuar kështu procesin mësimor deri në plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë.
Te Fakulteti i Ekonomisë ngujimi vazhdon prej 6 ditësh, ku janë më shumë se 50 studentë të ngujuar, ndërsa pritet që të bashkohen edhe studentë të tjerë.
Tek fakulteti i drejtësisë, brenda fakultetit janë 80 studentët që kanë kaluar natën. Dyert kryesore të Fakultetit vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe si hyrje përdoret dritarja.
Edhe tek inxhinieria e Ndërtimit prej disa ditësh studentët vazhdojnë të jenë të ngujuar. Ata kanë kaluar natën në kushte normale, ku nuk ka munguar energjia elektrike.