MENU
klinika

Deklarata

Borë dhe ngrica, ARRSH: Situata në akset kryesore

16.01.2019 - 09:21

Moti i keq dhe ngricat kanë pushtuar vendin duke krijuar vështirësi në shumë qytete dhe akse rrugore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar teksa ka dalë me një njoftim zyrtar ka bërë me dije situatën në disa prej akseve kryesore.

ARRSH gjithashtu njofton se në të gjitha zonat ku ka pasur prezencë ngricash është bërë shpërndarja e kripës si edhe bëjnë thirrje drejtuesve të mjetëve të lëvizin duke përdorur zinxhirë dhe goma dimri.

Njoftim:

Rajoni Verior: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draj Reç
Ura e Cerenecit-Stebleve
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë-Drajë
Peshkopi-Ushtelencë
Qafë Bualli-Krastë
Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente.
Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Qafë Mollë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave.
Aksi Krujë-Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.
Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për parandalimin e ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçe qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir.
Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.
Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri dhe kanë bërë që në orët e para të mëngjesit shpërndarjen e kripës në akse, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.